Muç Nano: Rama me Ivankën ka futur ndonjë gjë në xhep

spot_img
Advertisements

Analisti Mustafa Nano tha për MCN se protesta e PD e thirrur ditën e sotme doli siç pritej: një protestë dhe aq. Berisha e ka të qartë kufizimet e tij për shkak të moshës, statusit non grata dhe akuzave që rëndojnë mbi të e familjen.

Lidhur me ftesën e Shqipërisë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Nano tha se e cilëson vendimin e Parlamentit si të arsyeshëm dhe me potencial për të sjellë përfitime për vendin.

Nano tha se dhënia e ishullit të Sazanit për investim nga grupi i biznesit amerikan të lidhur me Ivanka Trump, është një mundësi e rëndësishme ekonomike për Shqipërinë, pavarësisht motivimeve politike personale të kryeministrit. 

Intervista:

-Çfarë synon Berisha me këtë protestë, si mendoni ju?

Berisha e ka të qartë çfarë do ndodhë. Ai është  ndoshta i vetmi që e di se me këto protesta nuk arrihet asgjë e rëndësishme. Ai i ka te qarta limitet e  eta: ëhstë në një moshë të thuer, është non grata dhe ka mbi shpinë akuza të rënda, po aq të rënda sa ato që rëndojnë mbi kundërshtarët e tij. 

-Një zhvillim i zhurmshëm ishte këtë javë ftesa për në Bordin e Paqes. Ju jeni dakord me atë që vendosi Parlamenti? 

Sigurisht! Unë personalisht do ta shqyrtoja me kujdes këtë punë sepse ka dhe vende që i kanë thënë jo SHBA-së. Ato janë vende të mëdha që i kanë thënë jo, por Shqipëria s’e ka atë luks. 

-Zoti Rama u shfaq I tensionuar në Kuvend. Ndërkohë që nuk shkoi në Davos. Pati spekulime shumë. Ju personalisht si e analizoni mungesën e tij në Samit? 

Është pak e çuditshme mungesa e tij në Davos, por unë e përjashtoj ndonjë spekulim që bëhet, sipas të cilit amerikanët nuk kanë dashur që Rama të ishte atje. Lind pyetja: pse të mos donin? Ishin amerikanët që ia dërguan ftesën, madje nominalisht. Unë mendoj që Rama e ka parë si më të rëndësishme të presë Ivankën sesa të shkonte në Davos, ku do të ishte thjesht një nga 50 udhëheqësit e ftuar. Me Ivankën ndoshta ka futur në xhep ndonjë gjë më të rëndësishme. Çfarë? Nuk e di. Ndoshta ndonjë takim i rëndësishëm në ShBA, apo ndonjë gjë e ngjashme. Do t’i dalë tymi më vonë

spot_img

Latest articles

Related articles