Çarje dhe dëmtime në rrugën Qafë Plloçë–Qukës, trafiku vetëm në një korsi

spot_img
Advertisements

Segmenti i rrugës Qafë Plloçë–Qukës, pranë kthesës së fshatit Trebinjë, po sjell probleme në qarkullimin e mjeteve për shkak të dëmtimeve në asfalt.Trafiku po kryhet vetëm në një korsi, ndërsa pjesa tjetër mbetet e bllokuar për arsye sigurie.

Edhe ky segment që ka pësuar çarje është ndërtuar nga kompania Alb Building e dyshes Bresha-Beta, e kontraktuar nga kompania Combain Group.

Odhise Bresha dhe Pëllumb Beta, bashkëpronar të kompanisë Alb Building shpk, të gjobitur nga Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, janë fituesit e tenderit për lotin e 2të.

Gjatë 5 viteve të fundit, dyshja Bresha-Beta kanë marrë nga arka e shtetit rreth 92 milionë euro, në zbatim të kontratave për ndërtimin e veprave publike kryesisht me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar. Rreth 60 milionë euro i kanë marrë nga ARRSH dhe 28 milionë euro nga FSHZH-ja me në krye Dritan Agollin.

spot_img

Latest articles

Related articles