Francis Buchholz, i njohur si ish bas kitaristi i grupit legjendar gjerman të rock-ut “Scorpions” ka vdekur në moshën 71-vjeçare.
Grupi me sukses ndërkombëtar nga qyteti verior i Hanoverit, u nda nga Buchholz në vitin 1992 pas një mosmarrëveshjeje.
Buchholz vdiq dje nga kanceri, njoftoi familja e tij sipas në profilin e tij në “Facebook”.
Albumi i fundit i “Scorpions”, “Crazy World”, në të cilin Buchholz punoi, i publikuar në vitin 1990 është një nga albumet më të suksesshme të grupit.
Albumi përmban këngën “Wind of Change”, të shkruar nga këngëtari Klaus Meine, e cila u bë “de facto” kolona zanore e fundit e Luftës së Ftohtë.
Gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, marrëdhënia e grupit gjerman rock me një mik të burgosur me emrin Andrej, frymëzoi këngën ikonike “Wind of Change”, e cila u bë simbol i shpresës, paqes dhe unitetit gjatë rënies së Murit të Berlinit.
Albumi i parë i Buchholz me “Scorpions” ishte “Fly to the Rainbow”, i publikuar në vitin 1974.
Ai luajti për grupin deri në vitin 1992 dhe ishte gjithashtu me “Scorpions” gjatë turneut të tyre epik botëror të vitit 1984.
Performancat përfshinin koncerte në “Madison Square Garden” në Nju Jork dhe në Los Anxheles.
Hite të tilla si “Rock You Like a Hurricane” dhe “Still Loving You” u publikuan gjithashtu gjatë kësaj periudhe, të cilat konsiderohen më të suksesshmet e grupit.
Buchholz më vonë bashkëpunoi me Michael Schenker në “Temple of Rock”, ndër projekte të tjera.
Michael Schenker është vëllai më i vogël i themeluesit të grupit “Scorpions”, Rudolf Schenker.



