U futën në komisariat dhe dhunuan oficeren, arrestohen dy vajza në Tiranë

spot_img
Advertisements

Dy vajza janë arrestuar në kryeqytet, pasi kanë dhunuar një efektive policie.

Ngjarja ka ndodhur në komisariatin numër tre në Tiranë, ku shtetaset M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, kanë hyrë brenda komisariatit dhe kanë dhunuar oficeren e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit: -M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie;”-njofton policia, ndërsa ende nuk dihen rrethanat.

spot_img

Latest articles

Related articles