Pas kërcënimeve të vazhdueshme të një Gjenerali Iranian për vrasjen e Presidentit Amerikan Donald Trump, Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar në një intervistë për News Nation se Shtetet e Bashkuara do ta zhduknin Teheranin nga faqja e dheut, nëse Irani do të guxonte të punonte për një operacion të tillë. Trump deklaroi se të gjitha palët politike duhet të ndajnë të njëjtin mendim për këtë cështje kur bëhet fjalë për jetën e një presidenti.
“Epo ata nuk duhet të guxojnë ta bëjnë diçka të tillë, megjithatë unë kam lënë një mesazh dhe urdhera të qartë. Nëse ndonjëher më ndodh gjithcka, ai vend do të hidhet në erë… pra është e qartë. Ju e dini, vetë Biden duhet të kishte thënë dicka ndaj të gjithës kësaj kur ata tentuan të më vrisnin. Një president duhet të mbrojë një tjetër president pavarëisht gjithckaje,” u shpreh ai.
Gjenerali Iranian Abulfazl Sekartshi kërcënoi se lideri amerikan do të ekzekutohej nëse Uashingtoni sulmonte udhëheqësin suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei përgjatë protestave tronditëse që përfshinë mbi 190 qytete të Iranit. “Trump e di se nëse ngrihet dorë kundër udhëheqësit tonë, ne nuk do të presim vetëm këtë dorë; dhe këto nuk janë fjalë boshe,” theksoi gjenerali në mediat shtetërore iraniane.
Presidenti amerikan kishte kërcënuar herë pas here me ndërhyrje ushtarake për të ndaluar shtypjen e protestave masive që filluan më 28 dhjetor, por u tërhoq nga ky vendim për shkak të ndërmjetësimit që bënë Vendet Arabe për uljen e tensioneve.
Kjo nuk është hera e parë që Trump ka kërcënuar se do të fshinte Iranin nga faqja e dheut në rast të një atentati ndaj tij, pasi dicka të tillë e kishte thënë edhe në muajin e parë të mandatit të tij.
Përgjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, Donald Trump u përball me dy atentate të cilave iu mbijetoi . Shërbimet Sekrete Amerikane kanë deklaruar se kanë prova për përfshirje të Teheranit zyrtar në këto atentate.



