Gazetarët Bledjan Koka dhe Lavdrim Lita kanë debatuar në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN lidhur me qëndrimin që duhet të mbajnë politikanët shqiptarë duhet të mbajnë me Greqinë.
Teksa Lita e cilësoi të turpshme që kryedemokrati Sali Berisha me dokumenta greke akuzon gjyqtaren Irena Gjoka, Bled Koka tha se s’ka asgjë të keqe kjo punë, pasi sipas tij, Greqia nuk është armiku i Shqipërisë, por aleat i vendit tonë.
Kjo deklaratë e ndezi edhe më shumë debatin në studio, kur Lita kujtoi historinë e shqiptarëve të Çamërisë që u masakruan në mënyrë barbare nga grekët.
Lita tha se shumë çamë humbën jetën për shkak të agresionit grek dhe sipas tij, Shqipëria s’mund të bashkëpunojë kurrë me armiqtë e vet.
Në përgjigje të deklaratës së Litës, gazetari Koka shtoi se me logjikën e tij i bie që të ‘përzëmë gjithë grekët nga Shqipëria’.
Pjesë nga debati në studio:
Lita: Dalim me dokumenta greke këtu lapustile dhe na tregojnë nëve se kush është dënuar atje.
Koka: E para e punës, Greqia nuk është vend armik, por është vend aleat i joni sepse jemi në NATO me të. Përsa kohë jemi në NATO me të dhe na ka dhënë edhe lirinë për të lëvizur të lirë, jemi aleatë atherë. Për mua është aleat. Për mua shtet armik është Serbia zotëri.
Lita: Nëse do flemë gjumë që të jemi të gjithë aleatë, nuk jemi për këtë punën e aleatëve.
Koka: Për mua këto të tjerët i kemi aleatë. Irena Gjokës nuk po i bëjmë gjyqin pse është shpallur non grata nga Serbia, por nga Greqia. Ta pyesim pak ktë zonjën pse e kanë përzënë nga Greqia dhe kur e kanë përzënë pse ka falsifikuar pasaportën. Ka dy vjet që kjo zonja, kur ka akuza për të, vetë ajo duhet të ishte interesuar se përse është dënuar. Sepse është gjyqtare, jo një person dosido. Fakti që Beleri bëri punën e vetë apo pse Berisha bashkëpunoi me Belerin për të bërë atë që e gjykoi të arsyeshme, për mua kjo nuk është shqetësuese.
Lita: Këtu ndahemi ne pastaj. Unë kam atë konceptin tim mbi atdheun dhe patriotizmin Me armiqtë e Shqipërisë unë nuk bashkëpunoj.
Koka: Kush janë armiqtë e Shqipërisë? Armiqtë e Shqipërisë i cakton drejtësia.
Lita: I dinë gjithë shqiptarët, i dinë gjaku i shqiptarëve, e di ndërgjegja popullore. Ata që janë atje në Janinë, e di ti ku janë ata. Çamët e di ti ku janë, janë nën tokë atë. S’mund t’i fusim ne grekët në politikë dhe të nxjerrin 2 gishtat të qërrojnë shqiptarët.



