Pacolli: Njerëzit e mirë shpërblehen dhe të këqijtë ndëshkohen nga jeta

spot_img
Advertisements

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish në rrjetet sociale, teksa duket se thumbon ortakun e tij Valon Ademi, me të cilin kohët e fundit ka pasur përplasje në lidhje me aksionet në aeroportin e Vlorës.

Pacolli shkruan se “Tradhtia, pabesia, mosmirënjohja, gënjeshtra, shpifja, gjuha, ndikojnë negativisht në kualitetin e jetës dhe ato e rëndojnë shpirtin e atij që e bart”.

Ndërsa biznesmeni vijon më tej se në përvojën e tij, kush e ka tradhtuar, ka dështuar. Ndërsa thekson më tej se “njerëzit e mirë shpërblehen dhe të këqijtë ndëshkohen nga jeta”.

“Tradhtia, pabesia, mosmirënjohja, gënjeshtra, shpifja, gjuha e ndyrë etj., ndikojnë negativisht në kualitetin e jetës dhe ato e rëndojnë shpirtin e atij që i bart dhe i kthehen gjithmonë si bumerang.

Në përvojën time, njerëzit që më kanë braktisur me dashakeqësi kanë tentuar të më lëndojnë ose më kanë tradhtuar në jetë, kanë dështuar çuditërisht. Unë besoj se njerëzit e mirë shpërblehen dhe të këqijtë ndëshkohen nga jeta. Herët apo vonë”, shkruan Pacolli në postimin e tij në Facebook.

spot_img

Latest articles

Related articles