Spiropali në ekstazë: Rama, udhëheqës që e do gjithë bota

spot_img
Advertisements

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, tha se ftesa e Donald Trump që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes është rasti që opozita të heshtë dhe të mos shpërndajë dezinformata. “Besoj se kjo ftesë është e mjaftueshme për të zhbërë të gjitha fabrikimet që kanë qarkulluar kohët e fundit lidhur me qasjen e administratës së Presidentit Trump ndaj qeverisë sonë apo vetë Kryeministrit, të cilat kulmuan me agresionin dezinformues ndaj vendimit të brendshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të rishikuar politikën e vizave të qëndrimit dhe lejeve të punës në Amerikë për gati gjysmën e vendeve me të cilat SHBA-të kanë marrëdhënie diplomatike”, tha Spiropali në një konferencë për mediat.

“Të gjithë ata që, pa asnjë përgjegjshmëri publike, u turrën ta helmojnë publikun me parullën “Shtetet e Bashkuara vendosën Shqipërinë në listën e zezë”, duke komentuar me ngazëllim gënjeshtrën se vendimi në fjalë lidhej me ndëshkimin e “narkoshtetit” të tyre imagjinar, e kanë marrë përgjigjen as më shumë e as më pak, por drejtpërdrejt nga Presidenti Trump, i cili ka nënshkruar në letrën e tij se Shqipëria është një partner i mrekullueshëm dhe se Edi Rama është një udhëheqës i respektuar botërisht”, shtoi ajo.

Spiropali tha se Bordi i Paqes nuk është vetëm për Gazën dhe nuk i kundërvihet OKB-së, pasi buron nga një rezolutë e miratuar aty. “Rezoluta 2803 e vitit 2025, e cila i hap rrugë krijimit të Bordit të Paqes. Dua këtu të gjej rastin, edhe për shkak të pyetjes tuaj, të jap disa përgjigje të shkurtra në lidhje me detyrimet, por edhe me angazhimet në vijim. Jo, nuk ka detyrime financiare. Është një ftesë e drejtpërdrejtë nga Presidenti Trump. Nuk ka angazhim tjetër përveç angazhimit të shpallur botërisht, të cilin ne sot e deklarojmë për marrjen pjesë në këtë Bord. Sigurisht që Shqipëria, me statusin e anëtarit themelues të Bordit të Paqes, do të shohë në vijim angazhime që burojnë nga statuti, por është një organizëm sui generis që për asnjë arsye dhe në asnjë moment nuk i kundërvihet Kombeve të Bashkuara. Përkundrazi, ai rrjedh nga një rezolutë e Kombeve të Bashkuara mbi krijimin e Bordit të Paqes, por edhe mbi implementimin e Planit Trump për paqen në Gaza”, shtoi ajo

spot_img

Latest articles

Related articles