Shqiptarët mbledhin në kohë rekord 200 mijë euro për Dajanën, modelja ka pësuar hemorragji cerebrale

spot_img
Advertisements

Qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur në kohë rekord apelit për të ndihmë të familjes së modeles dhe influenceres së njohur Dajana Kalo.

Shqiptarët kanë mundur të mbledhin në kohë rekord 200.000 euro që i duhen familjes, për operacionin dhe rikuperimin e modeles.

25-vjeçarja ka pësuar hemorragji cerebrale dhe ndodhet në QSUT prej 29 dhjetorit të vitit të kaluar.

Motra shkruan se Dajana ka pësuar hemorragjia në tru është shkaktuar nga Malformacioni Arteriovenoz (AVM), një gjendje serioze dhe kërcënuese për jetën, ku enët e gjakut në tru janë të formuara në mënyrë jonormale dhe mund të çahen pa paralajmërim.

Me mijëra shqiptarë i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar Dajanën, pas apelit të motrës Bora dhe shumë personazheve të njohur të ekranit. Ndihmat kanë qenë të shumta dhe në pak orë janë mbledhur më shumë se 200 mijë.

spot_img

Latest articles

Related articles