Trump fal ish agjentin e FBI, Mark Rossinin, ortakun e McGonigal dhe Dizdarit

spot_img
Advertisements


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur faljen presidenciale për ish-agjentin e FBI-së, Mark Rossini, i njohur si një mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Falja e Rossinit është përfshirë në listën zyrtare të përditësuar nga Zyra e Prokurorit të Faljeve pranë Departamentit amerikan të Drejtësisë, e cila konfirmon një valë të re faljesh të dhëna nga Trump që prej rikthimit të tij në detyrë.

Sipas raportimeve zyrtare, Trump ka falur gjithashtu ish-guvernatoren e Porto Rikos, Wanda Vázquez Garced, e akuzuar në një çështje federale për korrupsion dhe marrje ryshfeti në lidhje me financimin e fushatës së saj zgjedhore në vitin 2020.

Në të njëjtin vendim janë përfshirë edhe dy të pandehurit e tjerë, biznesmeni Julio Martín Herrera Velutini dhe Mark Rossini.

Sipas akuzave, Vázquez përfitoi financime për fushatën e saj në këmbim të veprimeve zyrtare që favorizonin donatorët, Rossini, si konsulent i bankierit Velutinit, ndihmoi në ofrimin dhe menaxhimin e mbështetjes financiare për fushatën, ndërsa Velutini ofroi mbështetje financiare dhe donacione në këmbim të emërimeve dhe veprimeve të favorshme nga guvernatorja.

Të tre u akuzuan për komplot, ryshfet dhe mashtrim ndaj shërbimeve amerikane.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se presidenti Trump e konsideron këtë çështje si “një shembull të ndjekjes penale politike”, duke argumentuar se akuzat ndaj të falurve ishin të motivuara politikisht dhe jo të bazuara në drejtësi të paanshme.

Mark Rossini është gjithashtu një emër i dëgjuar edhe për Shqipërinë. Ai është përmendur si bashkëpunëtor dhe ortak biznesi me Charles McGonigal, ish?zyrtar i lartë të FBI?s që është hetuar dhe akuzuar për lidhje me oligarkë dhe shkelje të ligjit.

Rossini u shfaq bashkë me McGonigal si aksionerë në një kompani të themeluar në Shqipëri, të quajtur “Law Office and Investigation”

spot_img

Latest articles

Related articles