Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakja socialiste e Dimalit, Juliana Memaj janë përfshirë në një shkëmbim të shkurtër replikash, në nisje të takimit të kreut të qeverisë me kryebashkiakët e të gjithë Shqipërisë.
Teksa bënte prezantimin, Rama ka parë në radhën e parë të kryebashkiakëve Juliana Memën e Dimalit, e cila kishte marrë në dorë celularin. Reagimi i tij ishte fillimisht disi i ashpër, por kur kryebashkiakja i tha për arsyen, Rama ndryshoi menjëherë rrjedhën e bisedës, me humor.
Kryebashkiakja i tha se është nënë me 4 fëmijë dhe siç duket, kishte pasur diçka të justifikuar ndaj kishte marrë në dorë celularin.
Edi Rama: Unë për këtë thashë hajde në radhën e parë, që të bësh komunikime telefonike, se unë e di që t’i ke shumë ngarkesa, po… Prandaj ishe ulur në fund.
Juliana Memaj: Kam 4 kalamaj



