Autoritetet indoneziane po zhvillojnë një operacion kërkim-shpëtimi për një aeroplan të vogël që u zhduk mbi pjesën lindore të vendit, me 11 persona në bord.
Aeroplani, që ishte nisur nga Yogyakarta për në Makassar, humbi kontaktin pak pas orës 13:00 sipas orës lokale.
Avioni, i përkatsuar për linjën ajrore Indonesia Air Transport, kishte tre pasagjerë dhe tetë anëtarë ekuipazhi.
Kërkimet po zhvillohen në një zonë malore në distriktin Maros, 42 kilometra larg Makassar, dhe po marrin pjesë forcat ajrore, policia, si dhe vullnetarë.
Ekipet janë dërguar me helikopter dhe dron për të lokalizuar avionin.



