Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët (RASFF).
Sipas njoftimit, Shqipëria është informuar nga RASFF se pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane, është konstatuar prania e substancës Cereulide në formulë për fëmijë me origjinë nga Holanda, e cila përbën një rrezik potencial për shëndetin e njeriut.
Burimet konfirmojnë se në Shqipëri nga ky qumësht i rrezikshëm gjithsej janë shitur 580 kuti. Një alert i tillë tregon se siguria ushqimore në vendin tonë ka probleme serioze që nuk vijnë vetëm nga prodhimet e vendit por edhe ato të importit.
Bakteri ballicies Cerus, gjendet në 9 lloje qumështi pluhur Nestle që si datë skadence kanë vitin 2027. Sasia totale e importuar e qumështit që helmon fëmijët është 1878, nga të cilat 744 kuti janë konsumuar nga foshnjat e vendit tonë dhe Kosovës.



