Salianji: Opozita duhet të riformatohet me shpejtësi

spot_img
Advertisements

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar në emisionin “Kjo Javë” se situata brenda PD-së po kalon një fazë të vështirë, në një kohë kur ai ka ndërmarrë një lëvizje me demokratë në të gjithë vendin, ndërsa drejtuesit aktualë të partisë e kanë akuzuar dhe kanë pohuar se ai është vetëpërjashtuar.

Salianji theksoi se elementi themelor që i jep forcë opozitës është epërsia morale ndaj qeverisë, duke e cilësuar mazhorancën të dobët për shkak të korrupsionit dhe përgjegjësisë që mban për vendimmarrjen.

Sipas tij, opozita në çdo vend duhet të jetë më e pastër, më koherente dhe të reagojë në mënyrë të vazhdueshme në mbrojtje të interesit publik.

Ai sqaroi se lëvizja që ka nisur nuk është e lidhur me ambicie personale, por përfaqëson shqetësimet e një pjese të gjerë të demokratëve që kërkojnë ndryshim të brendshëm dhe demokratizim real të partive politike. Salianji u shpreh se etiketimi i kritikës si vetëpërjashtim nuk përbën zgjidhje, por shmangie të problemit, duke nënvizuar se çështjet e ngritura brenda një force politike duhet të trajtohen dhe jo të anashkalohen.

Ai kritikoi gjithashtu qëndrimet e paqarta dhe kontradiktore të lidershipit të PD-së lidhur me mënyrat se si mund të largohet qeveria Rama, duke vënë në dukje se herë flitet për mbështetje nga Shtetet e Bashkuara, herë për zgjedhje, e herë për pamundësinë e tyre, çka sipas tij tregon mungesë drejtimi të qartë politik.

Duke folur për protestat, Salianji ngriti pikëpyetje mbi arsyet pse sheshet e opozitës janë zbrazur, duke theksuar se Shqipëria nuk është një regjim i mbyllur dhe se qytetarët janë të informuar dhe të aftë të reagojnë kur ndjejnë se përfaqësohen realisht. Qëndrimet e tij pasqyrojnë thellimin e përçarjeve brenda Partisë Demokratike, ndërsa lëvizja që ai ka nisur synon të artikulojë një alternativë politike për të ardhmen e opozitës.

“Unë mendoj që PD duhet të ecë me hapa të shpejtë drejt riformatimit dhe ripërtëritjes të plotë duke njohur problematikat që ka. Problemet janë në mes të dhomës, në mes të tryezë, nuk mund të bëjmë sikur nuk i shohim dhe nuk reagojmë tani, erdhën zgjedhjet lokale. Unë nuk jam në garë të matshme por jam në garë idesh dhe në këtë fzë ka masivitet në cdo takim dhe sallat janë të pamjaftueshme dhe e kemi treguar me pamje që ka njerëz që presin jashtë sallës duke pritur, ka një lloj shprese për ripërtëritjen e PD, sepse demokratë janë të gjithë ata që marrin pjesë në takimet. Berisha mund të jetë dhe zgjidhja dhe problemi në varësi të qëndrimit që mban. Në këtë moment ka një qëndrim të caktuar për të cilën unë nuk bie dakord. Unë mendoj që PD duhet të ecë me hapa të shpejtë drejt riformatimit dhe ripërtëritjes të plotë duke njohur problematikat që ka. Problemet janë në mes të dhomës, në mes të tryezë, nuk mund të bëjmë sikur nuk i shohim dhe nuk reagojmë tani, erdhën zgjedhjet lokale. Ne do të kemi të njëjtat probleme që do të ishte gabim i madh, që unë si përfaqësues i PD të mos i thoja.” – tha Salianji.

spot_img

Latest articles

Related articles