Lita: Duhen ndryshime në qeveri, të largohen ministrat kushërinj

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka thirrur ditën e premte mbledhjen e grupit parlamentar socialist, por çfarë pritet të ndodhë?

E ftuar në studion e Quo Vadis, në Vizion Plus, të moderatores Pranvera Borakaj, analistja Arsejda Gjyli tha se më shumë pritet të ketë një diskutim për sjelljen në komisione dhe në parlament.

Sipas saj, nuk pritet të ketë ndryshime në qeveri.

Ndërsa për analistin Lavdrim Lita, ndryshimet në qeveri do të bënin mirë, pasi do të largonin ministrat kushërinj.

Pjesë nga biseda:

Gjyli: Ka tronditur pak ujërat e brendshme. Gjithë tensioni është nëse do të ketë ndryshime qeveritare. A do të merret një vendim nga kreu i PS-së për të bërë ndryshime në këtë pikë, apo do të ruajë stabilitetin. Në këtë pikë, parlamenti ka një rol të rëndësishëm. Parlamentarizmi, ndër të paktat herë, ka marrë një rol të tillë. Tjetër pikë është se si do të vijojnë diskutimet në komisionet parlamentare.

Borakaj: Duhet të bëhen ndryshime në qeveri?

Gjyli: Jo, nuk duhen bërë. Duhet ruajtur status quo-ja.

Lita: Le t’i ndërrojë ca, të largojë këta ministrat kushërinj. Se ka folur për nepotizmit në Parti por ka dy kushërinj ministra në qeveri.

spot_img

Latest articles

Related articles