Kushtetuesja vendos kufij për SPAK-un: Ndalohet përdorimi pa kriter i të dhënave personale nga celularët e sekuestruar!

spot_img
Advertisements

Kushtetuesja vendos kufij për SPAK-un: Ndalohet përdorimi pa kriter i të dhënave personale nga celularët e sekuestruar!

Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim me peshë në raportin mes hetimit penal dhe mbrojtjes së të drejtave themelore, duke vendosur kufij të qartë për sekuestrimin dhe përpunimin e të dhënave të nxjerra nga telefonat celularë në procedimet penale të drejtuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në vendimin nr. 44, datë 29 korrik 2025, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka pranuar pjesërisht ankimin kushtetues të Onejda Ymerajt dhe ka konstatuar cenimin e fshehtësisë së korrespondencës dhe të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, për aq sa të dhënat e sekuestruara nga telefoni i saj celular nuk lidhen me objektin e hetimit penal.

Onejda Ymeraj është një drejtuese spitali privat në Tiranë, që administratohet nga biznesmeni Klodjan Allajbeu.

spot_img

Latest articles

Related articles