E akuzojnë për hajdut, ish ministri i Shëndetësisë Beqaj: Nuk jemi në komunizëm

spot_img
Advertisements

Drejtoria e Burgjeve i ka kthyer përgjigje negative Ilir Beqaj për kërkesën për të lexuar dosjen hetimore përmes një pajisjeje kompjuterike të lidhur me internetin. Në shkresën e dorëzuar në GJKKI thuhet se nuk disponohen pajisjet e duhura për të plotësuar kërkesën e ish-ministrit.

Beqaj ka deklaruar se procesi ndaj tij është politik, duke shtuar se prokuroria nuk ka arritur ta përballojë. Sa i përket përgjigjes së Drejtorisë së Burgjeve, ai theksoi se në shkresë nuk citohet asnjë rregullore apo ligj që justifikon këtë ndalesë.

Ai shtoi se ka paraqitur edhe një tjetër kërkesë, duke kërkuar që ajo të shqyrtohet në prani të medias, si dhe i kërkoi SPAK të marrë në konsideratë ligjin e ri për koncesionet.

“Ftoj SPAK-un të shohë ligjin e ri për koncesionet, të botuar në Fletoren Zyrtare. SPAK nuk denjoi të bënte ekspertizën që ia kërkova që në hetimet paraprake. Provat nuk u morën kurrë, sepse SPAK nuk e përballoi dot presionin politik. SPAK ka instaluar metodën e persekutimit publik”, u shpreh Beqaj.

Ai e krahasoi procesin me një situatë nga vitet e komunizmit:“Gjyqi im është si në vitin 1946. Prokuroria çoi një person në gjyq dhe gjykata pyeti: ‘Ku janë provat?’. Prokurori i tha gjyqtares: ‘Hape pak penxheren’. Gjyqtarja hapi penxheren dhe jashtë turma thërriste ‘kriminel, kriminel’. Kështu vepron edhe SPAK-u”, tha Beqaj.

spot_img

Latest articles

Related articles