Deputeti nxjerr denoncimin e blegtorit: Kompania “Lufra” po na shkatërron, ble qumësht nga Serbia

spot_img
Advertisements

Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar denoncimin e një fermeri nga zona e Myzeqesë i cili është në prag të falimentit për shkak të praktikave “hileqare” të kompanisë së përpunimit të qumështit, Lufra.

Në një mesazh drejtuar Braçes, fermeri akuzon kompaninë se po i “shkatërron” me strategji.

Konkretisht, pasi fillimisht uli ndjeshëm çmimin e grumbullimit të qumështit, kompania Lufra tani ka nxjerrë si justifikim praninë e aflatoksinës për të refuzuar produktin e tyre.Erion Braçe e cilëson këtë si një krizë të paralajmëruar, duke argumentuar se rrënjët e problemit qëndrojnë te politikat fiskale dhe ekonomike të ndjekura nga qeveria Rama.Ai theksoi se skema e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe aksioni kundër informalitetit, i ndërmarrë në korrik shërbeu si instrumente për të favorizuar importin dhe fabrikat e mëdha, në dëm të prodhuesve të vegjël dhe blegtorëve vendas.

Sipas Braçes, justifikimi i aflatoksinës është një pretekst, ndërsa fabrikat e mëdha do të orientohen drejt lëndës së parë nga importi, i cili favorizohet nga politikat aktuale fiskale dhe kursi i këmbimit valutor.Më tej, Braçe i cilësoi politikëbërësit si “magjistarë të financave publike”, të shkëputur nga realiteti i vështirë i fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë.

spot_img

Latest articles

Related articles