Skema e evazionit fiskal, Ministri Gonxhe dhe drejtorja Kokona për në SPAK

spot_img
Advertisements

Ministri Blendi Gonxhja dhe drejtuesja e Korporatës Shqiptare të Investimeve Elira Kokona do të thirren në SPAK për t’u pyetur në lidhje me hetimin e ri të nisur për Durana Tech Park, ku ka dyshime për evazion fiskal dhe shpërdorim detyre, raporton për Mcn Live gazetari Arsen Rusta.

“Në vijim të hetimeve, SPAK ka hapur një tjetër fraksion që lidhet me Durana Park, me dyshimet për evazion fiskal dhe shpërdorim detyre. Rezulton që kompani kanë krijuar një skemë për të shmangur taksat, pasi Durana Park, u ka dhënë mundësinë këtyre bizneseve të krijojnë nipte sekondare, apo të reja, për të faturuar punë, sikur kryheshin nga selia e tyre në Xhafzotaj. Sipas verifikimeve paraprake është një zonë me ferra e shkurre, ku janë 50 subjekte që e kanë selinë e aktivitetit në Durana Park. Rezulton që është ish-pronë e RTSH. I ka kaluar Korporatës së Investimeve, që me përfaqësuese Elira Kokona ka lidhur kontrata. Gjithçka sipas hetimeve rezulton që është bërë për të shmangur taksat, për të përfituar edhe leje qëndrimi të menjëhershme për punëtorë të huaj. Mcn Live ka mësuar se dy zyrtarët e parë që do pyeten janë ish-ministri Blendi Gonxhe dhe drejtuesja e Korporatës së Investimeve Elira Kokona, që është edhe pronari përfaqësues i shtetit shqiptar”

Latest articles

Related articles