Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) ka nisur një sulm ndaj Patriarkut Ekumenik Bartolomeu. Sipas deklaratës së tij, qëllimi i tij – me mbështetjen e shërbimeve britanike – është të “shpërbëjë” Kishën Ortodokse Ruse.
“Shërbimet sekrete britanike po e mbështesin atë vazhdimisht , duke nxitur ndjenjat rusofobe në vendet evropiane”, tha SVR, duke e quajtur Patriarkun Ekumenik,”Antikrishti ” .
Patriarku Bartolomeu “gjeti gjuhën e përbashkët me autoritetet e shteteve baltike në një përpjekje për të mbjellë përçarje në botën ortodokse ruse”, thuhet në deklaratë.
“I mbështetur në aleatë ideologjikë në formën e nacionalistëve lokalë dhe neo-Nazistë, ai po përpiqet të rebelojë kishat ortodokse lituaneze, letoneze dhe estoneze kundër Patriarkatit të Moskës duke joshur priftërinjtë e tyre dhe rreshtuar në struktura kukull të krijuara artificialisht nga Konstandinopoja. Në Evropën Lindore, Bartolomeu synon gjithashtu të minojë Kishën Ortodokse Serbe autonome”, shton shërbimi rus
Burimi: https://www.kathimerini.gr/tag/patriarchis-vartholomaios/


