Pas arratisjes së të paraburgosurit për vrasje Altin Ndoci nga spilati i Durrësit, një denoncim ka ardhur nga deputeti Flamur Noka, i cili vë në shënjestër kupolën drejtuese të qendrës së burgut të Durrësit.
Noka shkruan se nëndrejtori i burgut të Durrësit Juli Agasi, është vëllai i Eno Agasit e rrjedhimisht kushërinj të biznesmenit të shpallur në kërkim Ergys Agasit.
Më tej Flamur Noka vijon të thotë se dhe vetë drejtori Indrit Cërrloj është emërim direkt i Ergys Agasit.
“Edhe nëndrejtori i burgut e ka vëllain në arrati
Nëndrejtori i burgut të Durrësit quhet Juli Agasi.
Është vëllai i Eno Agasit, person në kërkim nga Policia e Shtetit pasi mori verërat e shtrenjta të Ramës dhe ia mbathi. Të dy janë kushërinj të Ergys Agasit.
Drejtori i burgut Indrit Cërrloj është emërim direkt i Ergys Agasit. Si drejtori dhe nëndrejtori i Burgut #Durrës janë emëruar nga Gysi.
Në foto dallohet i burgosuri Altin Ndoci teksa merr arratinë”, shkruan Flamur Noka.
Ndërkohë sot, fill pas ngjarjes, është pezulluar i gjithë zinxhiri drejtues i burgut të Durrësit, shefi i policisë dhe zyrtarë të tjerë deri në sqarim të rrethanave të rastit


