Kryetari i Partisë Kombëtare Konservatore, Kujtim Gjuzi, ka artikuluar një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj mënyrës se si po trajtohet Partia Demokratike, duke theksuar se ajo nuk mund të konsiderohet pronë personale e asnjë individi, përfshirë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
I ftuar në emisionin Intervista e Ditës në Dritare TV, Gjuzi deklaroi se partitë politike janë aset kombëtar:
“Partia Kombëtare Konservatore Albania është pronë e shtetit shqiptar, jo e imja, ashtu si PD-ja nuk është pronë e Sali Berishës. Partitë janë aset i shtetit dhe Partia Demokratike është aseti më i madh që ka opozita.” , tha Gjuzi.


