Afera Durana | Emrat e 50 biznesmenëve në parajsën fiskale. Skema për të mos paguar taksa

spot_img
Advertisements

Afera Durana, e denoncuar fillimisht nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj, është një mekanizëm korruptiv i qeverisë për shmangien e taksave për një listë biznesmenësh dhe oligarkësh klientë të preferuar. Drejtoresha e Korporatës Shqiptare e Investimeve Elira Kokona, në bashkëpunim me biznesmenin në kërkim nga SPAK, Ermal Beqiri, kanë ngritur vetën në letra në Xhafzotaj të Durrësit, Edi Rama, një parajsë fiskale, një park teknologjik shkencor fiktiv, i quajtur Durana Tech Park.
Nuk ka asnjë godinë, por vetëm letra në funksion të skemës zhvatëse. Në këtë zonë që ekziston vetëm në letra janë regjistruar fiktivisht 46 kompani, me rreth 50 pronarë përfitues (biznesmenë), duke përfituar status fiskal të favorshëm, ndërsa aktivitetin real e zhvillojnë në Tiranë. Kompanitë janë pjesë e Këshillit Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI), një shoqatë që drejtohet nga biznesmeni Ermal Beqiri, protagonist i dosjes së AKSHI-t.
Durana Tech Park rezulton e regjistruar në 20 shkurt 2025 në Qëndrën Kombëtare të Biznesit dhe është themeluar gati 1 muaj e gjysëm, pasi Ermal Beqiri krijoi shoqatën “ACTI”. Prapaskena sjellë listën e plotë të kompanive dhe biznesmenëve të përfshirë në skemën korruptive të Elira Kokonës dhe Ermal Beqirit, skemë e cila dyshohet se ka pasur miratimin në heshtje të Edi Ramës.
Kompanitë e regjistruara në parajsën fiskale në Durrës dhe pronarët përfitues
-Data Atom, Ermal Beqiri
-ABINTECH, BLESSED INVESTMENT (Besnik Leskaj), NEBULA (Akil Rajdho)
-CyberMind Labs, Gëzim Hoxha
-Box Artificial Logic shpk, Gëzim Hoxha
-InfiniTron, aksionerë Ervin Mançe dhe Renis Tërshana
-WynEnterprise, administrator Masayuki Kuroda (japoneze)
-iNext, aksionerë Bledar Dhima dhe TAG Engineering (Armand Sharra)
-AgroConsult, pronarë Andi Sharko, Andia Shallari, Anri Bundo, Soheil Çikani.
-Square Vertex. AI, pronarë Burç Yildirim Kreshnik Rexha, Mario Kazazi
-HTI shpk, aksionere Migena Schroeder
-Aircity, Messod Michael, Haim Abehsera
-Tride AI, Lindiana Xhumari
-AIRWAI, Amir Masoud Emadi, Ergis Sefa
-RoboTech, Gjergji Robo
-Sapience AI, DigitSapiens (Ariol Sollaku)
-iLAB, DevPartner shpk (Josif Gjani), InnovFin
-KronoTech, Arjola Koromani
-Prisma Pro, Sokol Qeraxhiu, Xheni Kobuzi
-Test & Tech, Ergys Agasi
-Kudon shpk, Adrian Çekiçi, Arlind Bala, Elion Sherifaj, Fiona Fullani
-HS Consulting, Henklajd Sunashi
-AIGENTICS, Gentjan Zotaj
-Vectura Solutions, Rigles Hoxha dhe Sara Ago
-Viteza shpk, Fildan Suka, Gertion Çobo, Rezart Eshazi
-SquareVertex.AI, Burç Yildirim, Kreshnik Rexha, Mario Kazazi.
-AlgoConsult, Andi Sharko, Andia Shallari, Anri Bundo dhe Soheil Çikani.
-Btehc shpk, Evald Jukaj
-ABC PARTNERS, Enika Hajdari dhe Onofrio Antonio Toscano
-Kumonetics shpk, Jona Bojdari
-Arc Lab shpk, Andi Haviari, Ermir Papadhimitri, Thoma Papadhimitri
-Aeonvis, Ervis Smakaj, Aurora Favretto
-IM Tech Group shpk, Edmir Gjapi dhe Qemir Çitozi

Si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë!


Një tjetër aferë është gati të shpërthejë, e denjë për një skenar të filmave hollivudianë, ku një drejtuese e një institucioni të rëndësishëm, kopsiti letrat për të bërë fiktivisht një park të madh, duke u lejuar dhjetëra firmave një parajsë fiskale për të mos paguar taksa.
Në krye të kësaj skeme qëndron as më pak e as më shumë por Elira Kokona, drejtoreshë e Korporatës së Investimeve Shqiptare, ajo e cila po zhvat pronat publike për t’ia dhënë oligarkëve.
Por, kësaj herë organizatorët e kanë shfrenuar fantazinë, pasi me një të rënë të lapsit, kanë krijuar në shkurt të vitit 2025 një shoqëri shtetërore, pa pasur fizikisht një godinë. Jo vetëm kaq, por në këtë godinë, kanë regjistruar plot 46 biznese që nuk paguajnë taksa, madje kanë benefite të tjera të larta, pavarësisht se të njëjta kompani vijojnë të zhvasin qindra miliona euro tendera nga institucionet shtetërore.
Deri dje kemi lexuar dhe dëgjuar se disa nga kompanitë shqiptare regjistroheshin në vendet e njohura si parajsa fiskale, me qëllim zhvendosjen dhe pastrimin e parave. Por, përse t’i transferojmë kur fare mirë mund të kemi parajsën tonë të vogël? VoxNews ka hulumtuar dhjetëra dokumente ku rezulton se në krye të skemës qendron Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila mori në shfrytëzim një sipërfaqe të madhe pronë në zonën e Xhafzotajt në Durrës, në afërsi të autostradës Tiranë – Durrës.
Në datën 18 shkurt 2025, Korporata e Investimeve Shqiptare themelon kompaninë Durana Tech Park, si një shoqëri aksionere, me adresë në Tiranë, e përfaqësuar nga drejtoresha ekzekutive e KIS, Elira Kokona. Kapitali i kompanisë është 50 milionë lekë të rinj, teksa ka si objekt projektimin, zhvillimin dhe shërbimet e menaxhimit të projektit duke siguruar infrastrukturë virtuale dhe fizike me objekte moderne të përshtatshme për përdoruesit e parkut qofshin këto kompanitë e teknologjisë, startup apo institucione arsimore.
Gjithashtu merret me prokurimin, konkurrimin përzgjedhjen, kontraktimin, financimin për ndërtimin apo zhvillimin e parkut. Gjithashtu merret me përzgjedhjen e përdoruesve virtual apo në infrastrukturën fizike të parkut apo çdo lloj shërbimi për mirë funksionimin e parkut.
Në datën 26 qershor 2025, drejtoresha e Korporatës së Investimeve Shqiptare ka marrë një vendim absurd dhe të çuditshëm, duke e zhvendosur adresën e Durana Tech Park në Xhafzotaj, Durrës.
Sipas dokumenteve që disponon Vox News, është marrë një vendim i Asamblesë, ku është vendosur “miratimin e ndryshimit të selisë së shoqërisë Durana Tech Park SHA në “Rr. Ahmet Zogu, nr. Pasurie 336, zk 3852, Njësia Administrative Xhafzotaj, Bashkia Shijak, Durrës, Albania”. Vendimi është marrë nga drejtoresha ekzekutive Elira Kokona.


Por, a është ndërtuar parku Durana në Xhafzotaj? Megjithëse Kokona e transferoi këtë kompani në Xhafzotaj, të dhënat e siguruara nga VoxNews flasin se ende nuk ka filluar asnjë investim në zonë deri më tani, megjithëse në këtë kompani janë regjistruar dhjetëra firma dhe përfitojnë lehtësi fiskale, 0 tatim taksa etj.
Në faqen e internetit të KIS janë dhënë vetëm detaje të projektit, ku parashikohen të ndërtohen disa godina me një investim prej 20 milionë eurosh. Sipas saj, investimi do të bëhet me disa partnerë të huaj, teksa është miratuar edhe masterplani.
Në dokumente parashikohet se zona do të ketë një sipërfaqe prej 140 mijë metra katrorësh dhe një ndërtimi. Mësohet se, Korporata është caktuar si zhvillues të parkut teknologjik dhe shkencor me vendim të Këshillit të Ministrave të datës 27 mars 2024. Në këtë vendim është vendosur “miratimi i hapjes së parkut teknologjik dhe shkencor, me sipërfaqe 140.400 m2, me vendndodhje në Xhafzotaj, Bashkia Durrës, Shqipëri”.
Në të njëjtin vendim është caktuar kalimi në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të disa pasurive të paluajtshme shtetërore të llojit truall, me një sipërfaqe totale prej 262,200 m2, me vendndodhje në Komunën Xhafzotaj, në Rrethin e Durrësit, për t’u përdorur për krijimin/hapjen e parkut teknologjik dhe shkencor “Durana Tech Park”.
Në këtë VKM parashikohet gjithashtu se firmat që regjistrohen në park, përfitojnë lehtësira rregullatore, fiskale dhe doganore, sipas kushteve dhe parashikimeve ligjore. Gjithashtu, edhe miratimin e ndihmës me infrastrukturën e përgjithshme mbështetëse deri në kufijtë e parkut, si rrugë, fibra optike, energji elektrik.
Qeveria ka përcaktuar se do të shkojnë te Durana kompanitë e teknologjisë (përdoruesit), startup-et, punonjësit lëvizës (nomadët digjitalë), institucionet e arsimit të lartë me reputacion dhe qendrat kërkimore. “Parku ushtron aktivitetin në format virtual dhe hibrid në mjedise të përshtatshme për zhvillimin e kompanive të reja me qasje në teknologji të avancuar, mentorim, financim dhe rrjetëzim”.
Ndërkohë, në një dalje publike, drejtoresha e KIS, Elira Kokona, do të deklaronte se ”në mënyrë të detajuar çfarë ne ofrojme është 0% tatim mbi fitimin për 15 vjet, 0% tatim mbi të ardhurat personale për 10 vjet për punonjësit, 0% TVSH për shërbimet dhe pajisjet e përdorura në park, përjashtime nga taksat doganore dhe pajisjet e importuara, lejeqëndrim pesëvjeçar dhe mundësi për nënshtetësi për punonjësit e huaj”.
Sipas saj, për institucionet akademike dhe qendrat kërkimore ofrohet 0% tatim mbi të ardhurat personale për 10 vjet, mundësi bashkëpunimi në projektet e financuara nga BE-ja, hapësira të dedikuara për laboratorë dhe projekte kërkimore.
Ndërkohë, për start-up afrohet akses në programe inkubacioni dhe akselerimi, mentorim nga ekspertë ndërkombëtar, hapësira pune dhe laborator me kosto të ulët.
”Për nomadët digjital, përjashtim nga tatami mbi të ardhurat për 12 muaj, leje qëndrimi pesëvjeçare dhe mundësi për nënshtetësi, kosto jetese deri në 40% më të ulët se vendet e BE-së”, ka deklaruar Kokona.
“Durana” / Kompanitë pjesë e shoqatës së Ermal Beqirit
Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) është shoqata që drejtohet nga biznesmeni Ermal Beqiri, në të cilën janë anëtarësuar rreth 50 kompani shqiptare dhe të huaja që kanë si objekt aktivitetin e tyre në fushën kompjuterike dhe dixhitalizimit.
Ky këshill është krijuar vitin e kaluar në dhjetor 2024, me qëllim zbatimin e një projekti teknologjik me vlerë miliona euro, që qeveria “Rama 4” synon të ndërtojë në zonën e Xhafzotaj të Durrësit.
Bëhet fjalë për një projekt të quajtur “Durana Tech Park”, ku pronare e saj është Korporata e Investimeve Shqiptare, drejtoreshë e së cilës është Elira Kokona, ndërsa administrator të saj janë emëruar Gjergji Taho dhe Florensa Kovaçi.


“Durana Tech Park”, rezultun e rregjistruar në 20 shkurt 2025 në Qëndrën Kombëtare të Biznesit dhe është themeluar gati 1 muaj e gjysëm, pasi Ermal Beqiri krijoi shoqatën “ACTI”.
Pjesa më e madhe e kompanive shqiptare, ju bashkuan kësaj shoqate ACTI, ku anëtarët e saj u ndanë në disa kategori, si: anëtarë Individual të cilët duhet të paguajnë një tarifë prej 50 euro në vit.
Anëtarë Silver, të cilët duhet të paguajnë një tarifë prej 1 mijë euro në vit, anëtarë Gold, të cilët duhet të paguajnë një tarifë prej 5 mijë euro në vit dhe anëtarë Platinium për të cilët nuk ka një tarifë zyrtare, por drejtuesi Ermal Beqiri, sugjeron t’a kontaktojnë.
Çdo anëtar Individual, Silver, Gold dhe Platinium ka akses në disa të dhëna, në raport me vlerën e pagesës që kryen.
Anëtarë të kategorisë Platinum janë kompanitë Soft Solution e Ermal e Beqirit, “Helius Sistem”, “Fastech”, “Hard Tech”, “Albict”, “Kreatx”, “DEV”, “Communication Progres” e të tjera.
Ndërsa tek kategoria “Gold Members” janë “Horizon” sërisht e Ermal Beqirit, “ALBA SCAN”, “Introvus Solutions”, “R-T Group”, “Evolutivo Albania”, “ATOM Computers”, “ISEC”, “Synapse” TES-96, “Axians”, “EA-Solution”, “Atrax Softëare Solution”, “Starnet”, “CyberFarm”, “Baboon”, “Fenix” dhe kompani të tjera që numri i tyre shkojnë diku tek 50 të tilla.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se “ACTI”, është thembra e Akilit pasi nga këtu pilotohen projektet inovative që çelen më pas nga institucioknet qeveritare përfshirë këtu dhe AKSHI-n.
Këshilli i “ACTI” është strofka ku krijohen Bashkimet e Operatorëve Ekonomike, krijohen marëveshjet për investime në sektorin publik, ku përlahen më pas tendera miliona euro për investime në teknologji, shuma këto që rrjedhin nga taksat e shqiptarëve.
Kjo shoqatë drejtohet nga Ermal Beqiri, lidhje shumë e ngushtë e biznesmenit Ergys Agasi. Beqiri dikur ishte një ekspert i vogël IT-je, ku emri i tij për herë të parë mori vëmëndje në publik, kur Gjykata e Lartë e emëroi si njërin nga 3 ekspertët për analizimin e vërtetësisë së video-skandalit Meta-Prifti.
Në atë kohë Beqiri, doli në konkluzjonin se video ishte e paqartë për shkak të decibelit të ulët të zërit. Për pasojë Gjykata e Lartë më pas vendosi deklarimin e pafajshëm të Ilir Metës, të cilin Prokuroria e Përgjithshme e akuzonte në atë kohë për veprën penale të “Korrupsionit”.
Më tej në vazhdim, kur Meta hyri në qeveri me Edi Ramën, Ermal Beqiri dhe kompanitë e tij rezultuan fituese të disa prej tenderave të majmë në disa institucione që drejtoheshin nga LSI, si Ministria e Drejtësisë e të tjera.
Zgjerimi dhe ngritja e kompanive të Ermal Beqirit, vijon në kapjen e dhjetëra tenderave të tjerë, duke arritur të depërtojë dhe tek AKSHI Agjensia Kombëtare e Shoqërisë dhe Informacionit.
Këtu, Ermal Beqiri në bashkëveprim me Ergys Agasin dhe skuadrën e çunave, arritën të çajnë monopolin e krijuar prej vitesh nga biznesmeni i “ABS” Gerond Meçe dhe Armand Frangu që zotëron kompanitë “B360” dhe “Sirma”.
Në dhjetor 2024, disa kompani të organizuara nga Ermal Beqiri krijojnë Këshillin Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI), duke arritur të themelojnë një monopol të ri të investimeve mbi teknologjinë dhe inovacionin.
Ndërsa në 20 shkurt 2025 rregjistrohet në Qëndrën Kombëtarë të Biznesit, kompania shtetërore “Durana Tech Park”. Ky projekt ende nuk është hapur në teren.
Por tashmë shoqata “ACTI” ka hedhur bazën e ndërveprimit për kapjen e tenderave dhe ndarjen e influencave mes tyre.
“…shoqata jonë nuk është thjesht një bashkim profesionistësh të teknologjisë, por është një lëvizje me frymë të përbashkët. Një qasje e re që synon të ngrejë zërin e sektorit tonë, të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe të forcojë rolin e teknologjisë në zhvillimin ekonomik dhe institucional të Shqipërisë…”-thuhet në një dokument të siguruar nga gazetari Qyno.
Më tej thuhet se: ”…kemi fatin të jemi pjesë e një vendi që ndonëse shpesh nënvlerësohet,ka shkëlqyer në rajon për ritmin e digjitalizimit. Ky sukses është fryt i punës dhe përkushtimit të shumë prej jush. Por tani është koha të shkojmë edhe më tej…”
“…të mos mbetemi thjesht zbatues të kërkesave, por të bëhemi aktorë të politikave publike, eksportues të zgjidhjeve shqiptare, dhe ndërtues të një ekosistemi që prodhon vlerë këtu, në Shqipëri…”-thuhet në dokument.
Për këtë qëllim, ACTI synon dhe mer përsipër të angazhohet në dialog politik dhe institucional, për të përfaqësuar interesat tona aty ku merren vendimet.
Të ofrojë mbështetje ligjore dhe organizative, për t’ju orientuar në fusha si tenderët publikë, pronësia intelektuale, tatimet dhe standardet ndërkombëtare.
Si dhe nxisë bashkëpunime dhe projekte ndërkombëtare, që do të ndihmojnë në eksportin e dijes dhe shërbimeve tona/blind.al

Latest articles

Related articles