113 vjetori i Policisë së Shtetit, Ish ministri Demiraj: Keni një betejë të fortë për të çrrënjosur familjet mafioze

spot_img
Advertisements

Ish ministri i Brendshëm Dritan Demiraj përmes një komunikimi publik ka uruar qytetarët për 113 vjetorin në themelimin e Policise së Shtetit, duke vënë në dukje betejat e ardhshme për të çrrënjosur familjet mafioze

Të nderuar miq,

Sot ishte 113 vjetori i themelimit të Policise së Shtetit, një prej institucioneve më të rëndesishme që ka shërbyer për të garantuar sigurinë, rendin dhe paqen e brendshme të shoqërisë sonë.

Së pari dua të shpreh mirënjohjen pakufi për të gjithë ata oficerë të policisë që kanë rënë në krye të detyrës. Nderim për mijëra punonjës policie për të gjithë kontributin e dhënë në dekada.

Policia e Shtetit ka kaluar në faza arritjesh dhe dështimesh të mëdha. Sot policia shqiptare ka një sfidë te madhe për të kontrolluar territorin, në mënyrë më të integruar dhe me standarte perendimore.

Sot policia shqiptare ka nevojë të depolitizohet, te përmirësojë infrastrukturën e saj, pagat, pajisjet, burimet e njerëzore dhe jo propagande boshe dhe shfaqje televizive qe si sherbejne misionit te saj.

Sot në 113 vjetorin e saj, Policia e Shtetit, ka një betejë te forte për të fituar me familjet mafioze, mbeshtetjen politike te krimit te organizuar dhe trafikantëve te lëndëve narkotike dhe shkeputjen nga lidhjet me krimin e organizuar .

Padyshim qe kjo e fundit eshte një ndër njollat më të rënda që i është vendosur policise nepermjet përfshirjes se një numri te madh efektivesh drejtues te larte te policise në trafikun e lëndëve narkotike gjatë viteve të fundit.

Pavarësisht vështirësive në të cilat ajo ka kaluar, kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe lind nevoja qe kete fenomen te paprecedente ta çrrënjosim nga Policia e Shtetit në mënyrën më të shpejtë dhe të vendosur.

Të nderuar kolegë të Policisë së Shtetit!

Ju siguroj se do të keni gjithmonë mbështetjen time politike, morale dhe profesionale për arritjen e sukseseve në të ardhmen. Ju uroj gezuar festën të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe familjeve Tuaja qe ju mbeshtesin çdo dite.

Latest articles

Related articles