Një shqiptar dhe djali i tij 39-vjeçar u plagosën me armë zjarri mbrëmë në Athinë.
Tre persona erdhën me makinë në orën 02:40 në biznesin që ndodhet në rrugën Agoniston Polytechneiou dhe qëlluan me armë ndaj pronarit dhe djalit të tij.
Ngjarja ka ndodhur në orën 02.40 të mëngjesit të sotëm, kur një person ka hyrë brenda lokalit “O gyros tou asyrmatou” që ndodhet në rrugën “Politexniou 70”, në pronësi të shtetasit Negri Sinovarfaj, 39 vjeç që u plagos bashkë me babain e tij 70-vjeçar.
Konkretisht, lokali “O Gyros tou Asirmatou”, ku u plagos 39-vjecari Negri Sinovarfaj dhe babai i tij 70-vjeçar, sipas dosjes së atëhershme, rezulton se pronar të “padukshëm” ka pasur 34-vjeçarin nga Vlora, Andon Salati.Zyrtarisht lokali i llojit “Steakhouse”, sipas dosjes, rezulton në pronësi të shoqërisë “K SALATI N SINOVARFAJ O. E”.Andon Salati, 32 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Nea Smyrni të Athinës, sipas dosjes së operacionit në dhjetor 2024, konsiderohet një nga krerët e një prej grupeve kriminal në bashkëpunim me Denis Grabockën. Salati, i cili njihet me pseudonimet “Sal”, “Salah” dhe “Toni”, rezulton përdorues i “Sky ECC” por edhe “Encrochat”.Pjesë e grupit të Andon Salati ishte edhe Aleksandër Sadikaj nga Memaliaj, i ekzekutuar në Tiranë në vitin 2022 pas shpërthimit të eksplozivit në makinë.


