Kryeministri Edi Rama, u shpreh sot se Shqipëria ka ndërtuar një reputacion pozitiv në garat ndërkombëtare për investime.
Gjatë fjalës së tij në takimin e mbajtur sot në Tropojë ku u prezantua nisja e punimeve për parkun Eolik, Rama tha ndër të tjera se energjia është një sektor me konkurrencë të fortë dhe standarde të larta ndërkombëtare, por deri më sot nuk ka asnjë kompani serioze pjesëmarrëse që të ketë ngritur dyshime apo rezerva mbi integritetin e garave dhe proceset e ndjekura.
Rama: Energjia sektori i garave të hapura ndërkombëtare, në fund të dekadës energjia nga era dhe dielli do jenë 30%.
Avantazhi i Shqipërisë në raport me Serbinë, u tha se ne jemi 100 % të gjelbër në prodhimin e energjisë dhe nuk kemi barrën t’i paguajmë të shkuarës taksën e karbonit. Ndaj edhe kompanitë e shohin me shumë.
Duke u rikthyer te partneriteti trepalësh me Emiratet dhe Italinë, arsyeja se janë të fokusuar tek ne, nuk është se unë vesh atlete të bardha, por sepse Shqipëria prodhon dhe shet energji të pastër.
Një korrigjim shefi të madh kur tha që Shqipëria është treg i vogël, por Shqipëria është një pikë me kapacitet të madh strategjik. Ju do prodhoni nga era dhe do eksportoni sepse tregu juaj është Europa.
Kinezët që janë civilizimi më i vjetër nuk do i kishin vënë syrin dhe e konsideronin Shqipërinë si pikën e mjaltit.


