A u pyet Këlliçi në SPAK për kallëzimin që ka bërë Gaz Bardhi kundër Kuvendit të Rithemelimit ?

spot_img
Advertisements

“U thirra për një çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”. Kështu deklaroi deputeti demokrat Belind Këlliçi, teksa la ambientet e SPAK, ku u mor në pyetje për më shumë se 1 orë e 30 minuta.

Burimet thonë se bëhet fjalë për një çështje që lidhet me hetimin e pasurisë së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij.

Sipas të njëjtave burime, Këlliçi është pyetur lidhur me mënyrën e financimit të Kuvendit të Rithemelimit, 11 dhjetor 2021, ku deputeti ka qenë një nga organizatorët bashkë me Flamur Nokën dhe Albana Vokshin.

Gazetari i kronikës politike, Mariglen Kume, ka zbuluar në mediumin e tij, Politikon, edhe një foto të kallëzimit të bërë në 2021.

Për kujtesë, në 11 dhjetor Sali Berisha bashkë me të sipërpërmendurit organizuan një kuvend në stadiumin Air Albania, ku de facto morën drejtimin e PD dhe Berisha u vetëshpall kryetar i partisë.

Askush në atë kohë nuk iu përgjigj pyetjes se kush financoi atë aktivitet, ku së paku u shpenzuan 1 milion euro, të llogaritura me infrastrukturën dhe mikpritjen e njerëzve.

Latest articles

Related articles