Kryeministri Rama: Përmbytje të mëdha pati edhe në Stamboll, jo vetëm këtu!

spot_img
Advertisements

Gjatë fjalës së tij, në Podcastin personal, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk është përballur me një situatë kritike për arsyet që, sipas tij, janë raportuar nga disa media, të cilat ai i cilësoi si “tenxhere”.

Ai shtoi se moti ekstrem ka përfshirë një zonë shumë më të gjerë gjeografike, duke përmendur edhe Stambollin, ku sipas tij janë parë pamje apokaliptike si pasojë e përmbytjeve.

Kjo javë ka qenë tejet e ngarkuar me reshje e me dëborë, një gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë, e cila nuk ka prekur thjesht Shqipërinë për ndonjë arsye të lidhur me vendin tonë, nga ato arsyet që ziejnë në 700 tenxheret politike mediatike të mexhelisit shqiptar, por ka prekur një hartë të tërë nga Italia në Greqi, nga Mali i Zi në Kosovë e deri lart në Serbi, në Kroaci, e nga Maqedonia e Veriut e deri në Turqi, ku Stambolli përjetoi një situatë filmash apokaliptikë, ku i njëjti i ftohtë, i njëjti shi, e njëjta dëborë e të njëjtat përmbytje e bllokime, kanë krijuar të njëjtën situatë psikologjike për njerëzit.

Një masë ajri e ftohtë nga veriu është përplasur me ajër të ngrohtë e të lagësht nga Mesdheu, dhe ka krijuar pikërisht këtë vorbull atmosferike mbi Evropën Juglindore, duke sjellë reshje të vazhdueshme dhe temperatura të ulëta. Prandaj edhe lumenjtë rriten përsëri para se të bien. Prandaj edhe toka mbetet e ngopur me ujë. Prandaj edhe reshjet e shiut e të dëborës marrin përmasa anormale. Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm vera më të nxehta, por do të thotë stinë të çrregullta, sisteme atmosferike të ngadalta, ku nuk ka qarkullim normal të këtyre flukseve, prandaj edhe krijohen vorbulla dhe pastaj të papriturat e një moti më ekstrem e më këmbëngulës në atë ekstremitetin e vet.

Ekipet e verifikimit janë në terren që nga dita e parë, ndërsa Ministria e Financave ka përgatitur paraprakisht planin me skenarët e dëmshpërblimit dhe po pret përfundimin e verifikimeve për të kaluar në fazën e kompensimit.

Latest articles

Related articles