Lubonja: Berisha do që ta bëjmë Skënderbe, të hedh nga anija!

spot_img
Advertisements

Analisti Fatos Lubonja ka bërë me dije se ka refuzuar ftesën e kryedemokratit Sali Berisha për t’iu bashkuar tryezës së opozitës, e cila u mbajt ditën e sotme në Tiranë.

Lubonja tha se e ka refuzuar ftesën e Berishës pasi sipas tij, është kundër qasjes që të gjithë të bashkohen.

“Kisha një ftesë. Nuk shkova. Dikush më thotë ti ke folur për bashkim, ja kjo është një tentativë për bashkim. Por unë jam akoma për bashkim por e konceptoj pak ndryshe. Në një kulturë tjetër. Jam kundër, po të shikosh të gjithë jo vetëm Berishën, edhe të vegjlit thonë hajde bashkohuni rreth meje, rreth Skënderbeut, rreth liderit. Jam kundër kësaj qasje”, deklaron analisti.

Më tej analisti tha se opozita duhet të largohet nga kultura e vjetër e njëshit, por të ngrihet një komision me sa më shumë të rinj dhe të tregojnë një kulturë të re.

“Dua garanci kur jap mbështetje është si të hipi në anije dhe shkojmë në një drejtim bashkë. Jo kush do të iki majtas pastaj e hedh nga anija. Duhet që bashkimi të vijë rreth shumë figurave. E kam dhe një histori, në vitin 97, u formua një forum për demokraci ku ishin dhe shumë parti, shoqata që nuk kishte një figurë të madhe”, tha Lubonja.

Latest articles

Related articles