Berisha i jep zemër Iranit: Vijoni me protestat, fitore mbi diktaturën!

spot_img
Advertisements

Sali Berisha, shpreh mbështetje për protestat masive në Iran kundër regjimit teokratik të ajetullahëve. Ai thekson se kryengritja po përballet me dhunë të rëndë shtetërore dhe dhjetëra viktima, duke dënuar ashpër represionin e autoriteteve iraniane.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thekson gjithashtu qëndrimin e Presidentit të SHBA, Donald Trump, dhe shpreh solidaritetin e PD-së me popullin iranian në përpjekjen për liri dhe demokraci.

“Kryengritësit iranianë drejt fitores mbi diktaturën teokratike të Teheranit. Prej dy javësh në Teheran dhe qytete të tjera të Iranit, populli iranian është ngritur në protesta të fuqishme kundër regjimit obskurantist të ajetullahëve. Organizata e Muxhahedinëve të Popullit, opozita më e fuqishme e popullit iranian që lufton prej dekadash për një Iran të lirë dhe demokratik, po udhëheq këtë kryengritje të fuqishme. Në disa qytete të vendit pushteti është në duart e kryengritësve. Ajetullahët kanë marrë mercenarë nga vende të tjera. Garda Islamike dhe mercenarët kanë hapur zjarr kundër protestuesve dhe deri sot janë mbi 44 martirë të rënë për lirinë dhe dinjitetin e kombit të tyre.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar ajetullahët: “Mos qëlloni, se do t’ju qëllojmë.”

PDSh, duke dënuar me forcën më të madhe dhunën dhe terrorin shtetëror të regjimit diktatorial obskurantist të Teheranit ndaj kryengritësve, ju uron kryengritësve trima fitoren për një Iran të lirë, demokratik dhe sovran”, shkruan Berisha.

Latest articles

Related articles