nga Gjergji Nika
Vullnet Sinaj deputë prej 3 mandatesh del e fajëson sot rrugët e bëra para 15 vitesh dhe për gjendjen e Bashkisë së Selenicës. Kjo është tallje me njerëzit që ende kanë mbetur aty. Selenica nuk është bosh sepse mungon asfalti — është bosh sepse gjatë këtyre viteve njerëzit janë përzënë nga varfëria, mungesa e punës dhe nga politika që i ka lënë pas dore.
Vullneti në Selenicë është fiks si Kanani në Novoselë: shumë justifikime, zero përgjegjësi. Të dy flasin sikur realiteti u ka rënë nga qielli, jo sikur janë pjesë e sistemit që e krijoi.
Dhe kulmi i hipokrizisë është ky: një njeri që zotëron Big Market, një perandori supermarketesh me rreth 280 milionë euro xhiro në vit, del e na jep moral politik për durim, sakrifica dhe “reforma”. Kur ke aq para e pushtet ekonomik, nuk je viktimë e sistemit — je një nga përfituesit e tij.
Selenica nuk po vdes nga rrugët e vjetra. Po vdes nga politikanë të vjetër që s’kanë guxim të thonë të vërtetën për atë që kanë bërë.


