Afera Durana për SPAK | Emrat e 46 kompanive që nuk paguajnë taksa në parkun fiktiv

spot_img
Advertisements

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, gjatë rrëfimit të tij të katërt për atë që ai i quan aferat më të mëdha ekonomike të qeverisë Rama, denoncoi një aferë të re korruptive; afera Durana, me protagonistë qeveria Rama (Elira Kokona) dhe rreth 50 kompani private përfituese. Afera Durana është një mekanizëm korruptiv i qeverisë për shmangien e taksave për një listë biznesmenësh dhe oligarkësh klientë.

Më konkretisht, në Xhafzotaj të Durrësit, Edi Rama, përmes Elira Kokonës, ka krijuar një parajsë fiskale, një park teknologjik shkencor fiktiv, i quajtur Durana Tech Park. Në këtë zonë që ekziston vetëm në letra janë regjistruar fiktivisht 46 kompani, duke përfituar status fiskal të favorshëm, ndërsa aktivitetin real e zhvillojnë në Tiranë.

Po kush janë biznesmenët përfitues të aferë Durana?

Mes tyre janë dy biznesmenët dosjes së AKSHI-t, Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, në kërkim nga SPAK pastrim parash, shkelje e barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit të grupit kriminal, heqje e paligjshme e lirisë, konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal. Beqiri qëndron pas kompanive Nsolution dhe Al Soft.

Mes përfituesve rezulton edhe Fiona Fullani, vajza ish Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, bashkë me ortakët në komapninë Kudon, Elion Sherifaj, Ardian Çekiçi dhe Adrian Bala. Nga afera Durana ka përfituar duke mos paguar taksa edhe biznesmeni Armand Sharra me kompaninë TAG Engineering, përfitues i miliona eurove para publike, përmes tenderave sekretë dhe publikë.

Dhjetëra biznesmenë të tjerë janë pjesë e skemës së Edi Ramës dhe Elira Kokonës për të mos paguar taksa. Të përfshirë rezultojnë Bledar Dhima, Gëzim Hoxha, Jona Bojdari, Sara Aga, Rigels Hoxha, Kreshnik Rexha, Arjola Koromani, Ervid Mançe, Renis Tërshana, Gjergji Robo, Elon Ciko, Henklajd Sadushi, Xheni Kobuzi etj/ boldnews/prapaskenat.com

Aktet

Latest articles

Related articles