Duke pranuar fillimisht barrën e tij të fajit, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka bërë një analizë evidentuese të shkaqeve që shumë qytete të vendit përmbyten masivisht dhe lehtësisht sa herë që shtohen reshjet e shiut. Në paragrafin e fundit ka përmendur edhe një titull tonë, të një lajmi korrekt që citonte fjalët e tij, duke na quajtur pijanecë.
“Perkthimi shqip-shqip, halli me i madh i disa shqipetareve!
Dje bera nje status per situaten aktuale! U mundova me fole shqip e qarte! Por me ke? Pashe ca reagime portalesh e komentesh llahtar! Nje konglomerat helmi me interpretime qe as qe me kane shkuar ne mend!
Por mire se moda e llumit te rrjeteve sociale eshte ne delir tani dhe kush merret me ta! Por meqe disa “madheshtore” po e shijojne melodine e budalleqeve qe thone po ju jap ca sqarime!
-Ajo pacavurja e urbanizimit i takon doktorit me shoke. “Qeveria e doktoreve e beri shtetin qe nuk e njihte qeni te zone” shkruan At Zef Pllumi tek “Rrno Per me Tregue.”
-Ne Lezhe po te mos i kishim hyre punes me kanalet kulluese qe jane jo pak por 730 km per 6 vite, sot me keto sasi reshjesh do notonim te gjithe! I gjetem 30 vite pa preke! Vec 10% e fushave eshte afektuar dhe pa pasoja ne banesa! E mbani mend se shkonte 1-2 jave te ikte uji!
-Ne qytet po implementohet projekti qe e nxjerr nga permbytja njehere e mire! Eshte projekt gjerman, me supervizor gjerman! Tenderin se ka bere Bashkia qe te qetesohen disa bedele! Sot ka probleme vetem lagjja “Beselidhja” e cila mban ujin vetem per 12 ore ne rastin me te keq! E mbani mend si behej dikur!
Gjithsesi une qesh me keto! Punen nuk e ndal! Fjalen nuk e kthej e as nuk e thej! Per sa kohe jam ne kete detyre, do bej ate qe duhet edhe ne perfitim te ketyre helmueseve permanente! Jane gjynah! Skane pse mos te jetojne mire!
Tani nje portal me nje fantazi prej pijaneci, se ska mundesi te me veje mua ne goje e as ne shkrim te tilla banalitete”.

REAGIMI JONË
I nderuar z. Ndreu, kryetar i Bashkisë Lezhë,
Në radhë të parë urojmë që në ditët në vijim të jeni në lartësinë e detyrës për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet.
Me terezi. Kur të keni kohë të lirë në javët në vazhdim Ju ftojmë për një gotë në redaksi që na orientoni për titujt tonë.
Sa për “shtetin rrumpallë” që ju e thoni vetë në tekstin Tuaj, e kemi peshqesh nga ju politikanët (PS, PD, LSI, etj) që keni pasur detyra të larta shtetërore 35 vitet e fundit: shefa, drejtora, deputetë, kryebashkiakë, etj.
Punë të parë!
- Redaksia.



