Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka njoftuar takimin e tij të radhës me demokratët dhe mbështetësit në Korçë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji bëri të ditur se takimi do të zhvillohet nesër në orën 17:00, në ambientet e Kinema Majestik.
Ky është një tjetër aktivitet i Salianjit për të diskutuar me bazën e tij mbështetëse, pas angazhimeve të tjera në qytetet e ndryshme të vendit.


