Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot seancën plenare të radhës. KLP ka vendosur sot emërimin e prokurorit Arens Çela, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë Tiranë, me një mandate 3-vjeçar deri në 10 janar të vitit 2029.
Çela është një superprokurorët që ka bërë punë të lavdërueshme në Prokurorinë e Tiranë, edhe pse me staf të reduktuar dhe volum të madh pune.
Emri i tij është i njohur, pasi Çela 4 vite më parë, në vitin 2022, u emërua nga KLP si drejtues i përkohshëm i po së njëjtës prokurori, në vend të Elisabeta Imerajt. Ai e mbajti këtë pozicion për 7 muaj para se të rizgjidhej si drejtues zyrtar i prokurorisë së Tiranës.
Ky i tanishmi për të është emërim i dytë, e vjen fill pas mbarimit të mandatit tre vjeçar si drejtues i Prokurorisë Tiranë, pra nga viti 2022 deri më vitin 2025.
Çela u diplomua në vitin 2007, dhe më pas shërbeu si prokurot pranë Gjykatës së Lushnjes, dhe më vonë në berat. Në 2015-ën, filloi punën si zv.drejtues në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe më vonë shërbeu si prokuror pranë së njëjtës prokurori deri më 2019-ën. Nga ku më pas shërmbeu si ndihmës magjistrat, prokuror, e më pas siç edhe u përmend më lartë drejtues prokurorie.
Për sa i përket vettingut Arens Çela, është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i kualifikimit në 23 mars 2021.
Çela


