Amhetaj zbulon skemën DURANA: 26 kompani të mëdha nuk paguajnë taksa. EMRAT e përfshirë

spot_img
Advertisements

Ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj ka vijuar sërish me denoncimet dhe akuzat për korrupsion sistemik, kapje të shtetit dhe shpërdorim të fondeve publike, duke vënë në shënjestër figura të larta qeveritare dhe duke ekspozuar skema të dyshuara që prekin sektorë strategjikë dhe infrastruktura kombëtare.

Në intervistën e katërt ekskluzive për Çim Peka Live në Syri Tv, Ahmetaj ka denoncuar edhe parkun teknologjik në Xhafzotaj. Ky projekt përshkruhet si një “park virtual”, një mekanizëm mashtrimi për të lejuar rreth 26 kompani, të cilat pretendohet se janë të lidhura me pushtetin dhe grupe kriminale, të shmangin taksat.

Këto kompani, ndonëse operojnë në zona të tjera si Tirana, regjistrojnë adresën e tyre në këtë park për të përfituar nga përjashtimet fiskale, duke i shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm financiar.

TRANSKRIPTIMI

Ke një shpikje të re tash që quhet Durana. Çfarë është kjo? Çfarë është kjo? Kjo është pra, Durana është një park teknologjik. Ku e di ti sa kam punuar si ministër? Unë iki nga ora 11:00 e natës në shtëpi Ku është maja e ajsbergut tash. Ky prandaj më do mua të vdekur që bën edhe mallkon edhe shan e… Po patjetër. Se unë depozitë s’kam qenë ndonjëherë i këtij. S’kam qenë ndonjëherë. Po do ishte do ishte turp i madh sikur të më kishte mbrojtur ky mua. Sot, do ishte turpi më i madh për mua, po të më kishte mbrojtur ky. Të isha mbrojtur nga një njeri që e ka shndërruar Shqipërinë në kopshtin e karteleve të drogës. Kopshtin e karteleve të drogës. Dhe aty s’ka ilaçe për onkologjikun. 50 milionë atje, 250 milionë këtu. Kopshti i Edenit se duhet që të… Zoti Peka po të lutem dua që të flas edhe me qytetarët se unë e di që ti do t’i marrësh këto edhe do t’i bësh… Durana duhet të ishte një park siç e thotë ligji 58 i 2022-shit e thotë në mënyrë eksplicite çfarë është park teknologjik dhe shkencor. Është një sipërfaqe e përcaktuar trualli dhe ose ndërtesash e cila me vendim të Këshillit të Ministrave shpallet park dhe gëzon status të veçantë të zhvillimit ekonomik dhe fiskal me kuptim të zonës së lirë sipas kodit doganor.Pra, parku duhet të ketë kufij gjeografik, duhet të ketë porta hyrëse dhe dalëse dhe funksionim të pikës doganore. Ç’ndodh në Xhafzotaj? Tani, shkurt do t’i bie. Për çfarë është përdorur kjo? Kjo është përdorur për të gënjyer shqiptarët që një grup kompanish të mos paguajnë taksa, kompani të lidhura me pushtetin. Unë kam këtu 26 kompani që kanë përfituar autorizime. Dhe i ftoj shqiptarët të shkojnë në Xhafzotaj të shohin a ekziston apo nuk ekziston ky park. Është park virtual. Ligji nuk flet për park virtual. Që ti me demek regjistron adresën në Xhafzotaj dhe punon te blloku në Tiranë dhe nuk paguan taksa. Mashtrim ndaj shqiptarëve. Dhe ja ku i ke kompanitë. Kompanitë, urdhëro. Ky është model virtual.

Prapë të njëjtët me pushtetin. A janë këta? Ja ku e ke listën e kompanive. Urdhëro. Po ta jap. Prit t’ia u tregoj shqiptarëve njëherë listën se filloi pastaj, fillojnë pastaj e thonë siç e ka zakon një i paguar nga të gjitha anët… Ja, lista e këtyre që përfitojnë përjashtim. Janë të lidhur me AKSHI-n. Kanë paguar taksa zero. Kanë gënjyer shqiptarët në kurriz dhe nuk ka para për onkologjikun. Nuk ka para për pensionet. Jo. Po si do ketë? 50 atje, 50 këtu, 250 atje, 300 këtu. Merr nja ca roni andej, merr ca të tjera ik si këtej dhe Lidl pastaj bëhet fuqi gjeografike, logjistike në portin e ri të Durrësit. Çfarë i ngeli shqiptarëve? Apo koston e portit. Ja kjo i ngeli. Më jep të ta sistemoj pak zoti Peka. Kjo është, kjo ishte Durana, shpikja e fundit e 40 biznese. E shpikja e fundit e Elirës së bashku me kreun e organizatës. Kjo është Durana. Urdhëro, merreni. Le ta investigojnë. Se unë dua, unë dua që të mos ketë fare, sa më pak nga këto. S’dua të kem të drejtë. Në raport me të gjitha këto, është interesante, shikoni një çikë.Me këtë standard, zoti Dumani duhet t’i kishte të gjithë këta në foto duhet t’i kishte akuzuar, po këta s’janë Ben Ahmetaj. Armiku i kreut. Kombinimi për një nga tenderat sekret ku Igli Tafa i jep Firsit 15 milionë dhe pjesërisht thotë në open data, se mund të ketë akoma dhe unë nuk arrita ta shikoja dot, tender sekret të cyber security, një kompanie e cila praktikisht është akuzuar nga SPAK-u për pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Dhe kontrata është 7/10/2024, pagesa pjesore thotë kontratë numër 4837. Kjo është një nga fotografitë. Fotografia tjetër është kur kanë bërë ligjin Durana, ligjin e Duranës, ja ku e ke Elira Kokonën me Ermal Beqirin, promovim interes. Dhe te lista e kompanive, ke dy kompani të Ermal Beqirit këtu, tek Durana, ja u tregoj për ilustrim shqiptarëve. Promovon këtë burrin që ju jep tendera, që ju ka dorëzuar AKSHI-n. Kopshtin privat të vetin. Këtë e bën Ermal Beqiri, shoqata. Ky i jep tendera, këta i bëjnë promovim. Kjo s’ka vlerë se është Bashkia e Tiranës e dikurshme. Dikujt i prish shtëpinë, dikujt i prish hotelin, dikujt i prish biznesin, të ka e fut në burg. Dikujt shpronëson tokën një pronari privat me 2.9 milionë dhe i jep Karlos. Ndërkohë këtu kam një shkresë për të treguar që sa herë që kam ikur unë, e para njëherë që s’kam pranuar, dhe sa herë që kam ikur unë ka ndodhur e kundërta.

Latest articles

Related articles