“Kapërcen banakun dhe i drejton thikën kasieres”, Grabitet Eco Market

spot_img
Advertisements

Një grabitje ka ndodhur në zonën e Yzberishtit, ku një person ka arritur të marrë një shumë parash nga Eco Market, duke kërcënuar punonjësen e kasës me thikë.

Sipas informacionit paraprak, shuma e marrë nga autori dyshohet të jetë rreth 10 mijë lekë të reja, por kjo do të verifikohet gjatë hetimeve. Pas marrjes së parave, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Latest articles

Related articles