Intervista e 4t, Ahmetaj si martir: Nuk dija, nuk pashë, nuk firmosa, nuk bëra tendera

spot_img
Advertisements

Në intervistën e katërt në Syri TV, Arben Ahmetaj ish zëvendëskryeministër, po shitet si martir modern i politikës shqiptare. Një Padre Pio në arrati.
“Nuk dija, nuk pashë, nuk firmosa, nuk bëra tendera.”
Një refren i pastër pafajësie, i recituar nga njeriu që për vite me radhë kishte gjithçka në dorë: pushtet, buxhete, vendimmarrje. I dyti pas Edi Rames por çuditërisht i pari në shfajësim.
Ahmetaj flet si njeri që paska jetuar gjithë jetën në periferi të shtetit, jo në qendër të tij. Denoncon, akuzon, nënkupton, por nuk jep asnjë provë, asnjë dokument, asnjë fakt konkret. Vetëm lloqe të ricikluara e të njohura facebooku nga ato që lexojme çdo ditë e të përkthyera në intervistë televizive.
Dhe kulmi i tragjikomedisë: njeriu në arrati, që kërkon azil nga Zvicra na shitet si i varfër politik. “Jetoja me qira”, thotë ish numri dy i qeverisë. Të mos harrojmë ka qenë Belinda nr 1 e Ramës. Një qiramarrës modest, që rastësisht ka firmosur buxhete miliardëshe dhe ka qenë në zemër të çdo vendimmarrjeje të madhe. Nga tigri i korrupsionit dhe rindërtimit në azilantin e qashtër politik. Nga pushteti absolut në rolin e viktimës globale nga konspiracioni Ramist. Sot jo vetëm i pafajshëm, por edhe misionar: na paskësh dalë të pastrojë të tjerët, Erion Veliajn & Co, sikur të mos ketë qenë vetë pjesë e të njëjtit llum.

Latest articles

Related articles