Përmbytet burgu në Durrës, gardianët shkojnë në punë me gomone

spot_img
Advertisements

Është rënduar situata nga përmbytjet në paraburgimin e qytetit të Durrësit.

Sipas raportimeve, si pasojë e reshjeve pjesa më e madhe e qelive në katin e parë është e mbushur me ujë dhe një pjesë e të burgosurve është transferuar në katin e dytë të godinës, mes tyre edhe ish-funksionarë të njohur publik.

Ndërkohë, hyrja në paraburgim nga gardianët dhe përfaqësues të tjerë të institucionit është bërë me mjete alternative, të detyruara nga kushtet e përmbytjes. Sipas pamjeve të publikuara në media shihet se gardianët hyjnë në ambientet e paraburgimit me gomone.

Në këtë burg janë ish-ministri Ilir Beqaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj si dhe ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja.

Latest articles

Related articles