Biznesmenët në arrati për rrëmbim, kompania e Ermal Beqiri fiton tenderat e qeverisë

spot_img
Advertisements

Më 30 dhjetor 2025, Komisioni i Prokurimit Publik i hapi rrugë një tenderi me vlerë 337.8 milionë lekë pa TVSH në favor të bashkimit “Soft & Solutions” & “Horizon”. “Soft & Solutions” zotërohet nga Ermal Beqiri, biznesmen i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal brenda AKSHI-t.

Vendimi u mor pavarësisht se një nga ankuesit, biznesmeni Gerond Mece, sipas dosjes së SPAK ishte rrëmbyer dhe kërcënuar për t’u tërhequr nga ankesat për tendera. KPP la në fuqi vendimin e KVO-së dhe fondet do të kalojnë te kompanitë fituese.

Hetimet për grupin kriminal në AKSHI vijojnë, ndërsa SPAK ka në dorë dhjetëra video përgjimesh ambientale të sekuestruara në zyrën e Ergys Agasit.

Latest articles

Related articles