Në një vend ku politika shpesh tingëllon si megafon i prishur, Spartak Ngjela ka vendosur të rinovojë zërin e tij.
I ftuar në emisionin “Klo’s Friends” të gazetares Klotilda Harka, Ngjela deklaroi se ka shpenzuar plot 6 mijë euro për të ndryshuar zërin, që ta bëjë “sa më erotik”.
Një investim ‘strategjik’, ky i Spartak Ngjelës, ku kapriçot e tij ngjyrosen nga timbri i zërit.
Ngjela, i cili prej vitesh flet me të njëjtën siguri për gjithçka dhe asgjë, duket se ka kuptuar se epoka e ideve ka mbaruar. Tani është koha e vibratos.
Një zë që rrëshqet si kadife në mikrofon, që shushurit më shumë se argumenton, që bind jo me logjikë por me rezonancë.
Nuk dihet nëse 6 mijë euro janë çmimi i tregut për erotikën vokale, apo janë ndërhyrjet që ka bërë Ngjela në kordat e fytit, për të dhuruar kaq shumë eros për publikun.


