Prokuroria i “qepet” Aeroportit të Vlorës, thellohen hetimet për Behxhet Pacollin dhe Valon Ademin

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Tiranës u ka drejtuar kërkesa për informacion dhe dokumentacion disa institucioneve dhe palëve të përfshira në procedurat e tenderit për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Sipas burime pranë organit hetues të kryeqytetit, janë disa situacione, që ngrenë dyshime për fonde të fryra dhe rezultate të dobëta në kryerjen e ndërtimit të veprës.

Indicia është marrë mbi denoncime por edhe problematika që janë vërejtur në pjesën e ngritur të infrastrukturës, përfshirë edhe përmbytjet si pasojë e reshjeve.

Sipas burimeve prokurori Ndini Tavani është duke kryer veprime të ndryshme hetimore, për të dokumentuar problematika që mund të çojnë në evidentimit të shkeljeve ligjore.

Lidhur me aeroportin e Vlorës, Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë, më 24 dhjetor hoqi pjesërisht masën e sekuestros preventive, e vënë më 17 tetor nisur nga një hetim që u regjistrua mbi përplasjen e aksionerëve.

Latest articles

Related articles