Spitali privat ‘Medicare’ në sekuestro, pajisjet mjekësore i kalojnë QSUT !? Çfarë po ndodh

spot_img
Advertisements

Pajisjet mjekësore të sekuestruara në spitalin privat International Medicare, në hetim nga Prokuroria e Tiranës për evazion fiskal, do të vihen në përdorim nga QSUT-ja dhe spitalet rajonale publike.

Pas miratimit nga prokurori i çështjes, Risena Xhaja, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, i vë këto pajisje në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim për t’u shpërndarë më tej sipas nevojave të spitaleve apo qendrave shëndetësore.

Spitalit privat, të cilit po i merren pajisjet mjekësore po hetohet nga Prokuroria e Trianës, pasi u zbulua se bënte operacione pa fatura tatimore, përdorte medikamente të skaduara, punonin mjekë të huaj të palicencuar dhe kishte punonjës të pasiguruar me dëm financiar 400 mijë euro për shtetin.

Latest articles

Related articles