Sigurimi i makinave, rriten të ARDHURAT nga primet, por jo DËMSHPËRBLIMET për aksidentet, AMF hesht

spot_img
Advertisements

Kur Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, organi rregullator i tregut të sigurimeve në Shqipëri, ndryshoi faktorët e riskut për caktimin e çmimit të policave të sigurimit motorik, u tha shqiptarëve se kjo bëhej në të mirën e tyre, në mënyrë që secili të paguante atë që i takon me argumentin se shoferët e këqinj duhej të ndëshkoheshin dhe të mirët, të shpërbleheshin

Ndryshimi i faktorëve të riskut ka rezultuar mjaft i frytshëm për disa kompani sigurimesh, të cilat kanë rritur të ardhurat nga primet, por kanë ulur pagesat e dëmeve për MTPL-të.

Sipas AMF, përgjatë periudhës janar-maj 2025, kompanitë e sigurimeve arkëtuan rreth 70.5 milionë euro prime për segmentin e sigurimit motorik, i cili përbën edhe pjesën më të madhe të tregut të sigurimeve në Shqipëri, ndërkohë që kanë paguar 25.5 milionë euro dëme.

Rezulton që krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kompanitë e sigurimeve në tërësi i rritën të ardhurat nga primet me rreth 12.4 për qind, ndërkohë që pagesat e dëmeve janë rritur me vetëm 2.2 për qind!Pra, kompanitë kanë arritur të ardhurat, kryesisht për shkak të rregullores së re të AMF-së si edhe faktorëve të tjerë që do ti shtjellojmë më poshtë, por nuk kanë rritur me të njëjtin ritëm edhe pagesat e dëmeve ndaj të siguruarve.

Madje, ka nga ato kompani që kanë rritur ndjeshëm të ardhurat dhe kanë ulur çuditërisht pagesat e dëmeve gjatë kësaj periudhe duke mos mbajtur kështu përgjegjësi edhe pse kanë blerë rrezikun e të siguruarit!

Latest articles

Related articles