Kujdes gripin me temperaturë të lartë! Po përhapet shpejt, këshilla për fëmijët

spot_img
Advertisements

Janari ka shënuar rritje të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore si pasojë e prekjes nga viroza të stinës apo Covid. Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, thotë se në këtë moment po mbizotërojnë rastet me grip të tipit, ku më të prekur janë fëmijët.

gripi është me shfaqje të menjëhershme me temperaturë të lartë që nuk ulet menjëherë dhe që zgjat dy tre ditë.

Brataj në reagimin për euronews apelon që të bëhet kujdes me temperaturën tek fëmijët dhe të mos drejtohemi në spital që në ditën e parë.

Brataj këshillon paracetamol dhe për ata që kanë të vjella nuk duhet dhënë nga goja.

Kujdes të shtuar ai kërkon për rastet kur fëmijët shfaqin lodhje të madhe

Ajo çfarë është vënë re kohët e fundit te fëmijët sipas ekspertëve është se gripi po prek më shumë grup moshën 5-15 vjeç, ndërsa virusi respirator sinsicial ka në target më të vegjlit veçanërisht në vitet e para të jetës. Mjekët apelojnë që fëmijët e sëmurë të mbahen nën kontroll dhe të mos çohen në çerdhe apo kopshte kur kanë shenja të sëmundjes

Latest articles

Related articles