Flauers Shoshi është drejtori i ri i Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT).
Deri para marrjes së kësaj detyre, Shoshi ka shërbyer si kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve.
Shoshi zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Skerdi Drenova.
Ky i fundit u largua nga ky post në ditët e fundit të vitit 2025.
Shoshi ka mbajtur postin e zv.drejtorit të AKUK-ut në vitet 2019-2020, strukturë e cila në atë kohë quhej Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve (AKUM). Ai rezulton të jetë personi kryesor përgjegjës që ka firmosur për dorëzimin e tenderit 15 milionë euro në duart e kompanisë italiane “De Mare srl”, e lidhur ngushtë me kompanitë e aferës së inceneratorëve, si edhe kompanisë shqiptare, “Victoria Invest”.
Në kohën e kryerjes së procedurave, në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (dhe Mbetjeve Urbane), drejtohej nga Alqi Bllako, i cili u arrestua sapo mori mandatin e deputetit, në kuadë të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për çështjen e inceneratorit të Fierit dhe Tiranës.


