Erdogan telefonatë me Trump: Të shmanget destabilizimi i Venezuelës

spot_img
Advertisements

Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se Turqia po punon për më të mirën dhe të drejtën si për vendin e tij ashtu edhe për popullin venezuelian.

Erdogan theksoi rëndësinë e solidaritetit mes dy vendeve, veçanërisht në kohë të vështira, dhe përsëriti se Turqia do të vazhdojë të mbështesë popullin venezuelian në luftën për prosperitet dhe zhvillim.

Mediat e huaja shkruajnë se presidenti turk iu referua bisedës telefonike që pati me Donald Trump, ku theksoi rëndësinë e shmangies së destabilitetit në Venezuelë dhe bëri të qartë ndjeshmërinë e Turqisë për këtë çështje.

“Turqia dhe populli turk do të vazhdojnë me vendosmëri të qëndrojnë pranë popullit mik të Venezuelës në luftën e tyre për prosperitet, paqe dhe zhvillim”, shtoi ai.

Latest articles

Related articles