Faza 1. Demoralizimi zgjat 20 vite.
Shqipëria e tre dekadave të fundit duket sikur është futur në itinerarin e Yuri Bezmenovit (ish kolonel i KGB i arratisur në SHBA, që tregoi skemat e ndikimit mbi shoqërinë). Pas euforisë së skemave piramidale dhe rimëkëmbjes së ekonomisë të bërë pis nga kleptokracia postkomuniste, vendi u pushtua nga televizione e universitete private që riformësuan vlerat. Televizionet private thyen monopolin shtetëror dhe sollën një media të orientuar nga show‑bizzi, investigimi dhe reality-show. (Biznesmenët të lidhur me Rusinë dhe Beogradin).
Në arsimin e lartë, vendi kaloi nga mosnjohja e universiteteve private në 39 universitete e kolegje për më pak se një dekadë; më 2009 ishin 17, ndërsa 22 të tjerë u hapën në vetëm dy vjet. (Ministër filo grek, kryeministër me lidhje filo serbe). Kërkesa e madhe dhe mungesa e kontrollit shtetëror krijuan një treg diplome ku cilësia shpesh u sakrifikua. Në vetëm pesë vjet, numri i studentëve në universitetet private u rrit nga 983 në mbi 12 mijë. Kjo histori vazhdon ende sot, edhe pas reformës arsimore të bërë, e cila mund të konsiderohet një superdështim.
Në dekadat që na ndajnë nga rënia e komunizmit, boshllëku shpirtëror pas ndalimit të fesë u mbush nga organizata të huaja, ndërkohë mungesa e klerikëve vendas krijoi hapësirë për grupe që propagandonin versione të ndryshme të feve të krishtera dhe myslymane. Nuk kanë munguar as gurutë dhe fallxhoret.
Ky arsim dhe këto institucione fetare e jo-fetare me agjendë anti-shqiptare e çuan popullin në demoralizim.
Faza 2. Destabilizimi zgjat 5 vite.
Tani vendi është në fazën e destabilizimit. Politika dy‑partiake është shndërruar në luftë për kontroll total. Përplasjet mes pushtetit dhe drejtësisë, arrestimet e zyrtarëve të lartë dhe zbulimi i grupeve kriminale brenda institucioneve kanë dëmtuar edhe atë pak besim publik që kishte ngelur. Ende s’jemi në krizë të plotë, por shenja paralajmëruese janë të dukshme: prania e krimit të organizuar në agjenci shtetërore dhe financimi i ndërtimeve nga para të pista.
Faza 3. Kriza që zgjat 1 vit. Kjo fazë po gatuhet në laboratoret politikë ku Shqipëria është një kavje perfekte. Dy partitë kryesore kanë shpallur një konflikt mes vetes dhe institucioneve të shtetit. Qëllimi është krijimi i një krize artificiale që do të jetë thelbësore për justifikimin e një marrëveshje të madhe e cila do të sjellë dhe fazën e katërt dhe të fundit.
Faza 4. Normalizimi që zgjat pa fund. Pa e kuptuar, shoqëria mund të rrëshqasë drejt normalizimit të korrupsionit e apatisë, ku autokracia me oborrin e oligarkëve dhe krimin e organizuar të kthejë përfundimisht Shqipërinë në një rend narko-socialist.
A ka shpresë? Ka, por duhet një popull i armatosur me Kurajo Patriotike, besim tek Zoti dhe tek Familja. Vetëm një popull i tillë mund ta ndalë këtë proces inxhinjerik të dalë nga duart e Shejtanit.


