Rama: Nuk e morëm USB me 16 mijë prova të SPAK për Ballukun, kemi shumë punë

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama teksa foli për mandatin e Belinda Ballukut, e marrë e pandehur nga SPAK tha se provat e sjellë nga Prokurorët e Posaçëm në Kuvend nuk i ka marrë asnjë deputet i PS, madje as avokatët e ministres.

Kreu i qeverisë tha se rasti i Ballukut para se të shkonte në Kuvend shkoi edhe më pushtetin ekzekutiv dhe siç u shpreh ai mbajtën një qëndrim duke e çuar në Gjykatë Kushtetuese.Edhe për rastin kur SPAK kërkon heqjen e imunitetit, Rama thekson se do të mbajnë një qëndrim.“USB e sjellë nga SPAK nuk e ka tërhequr asnjë deputet dhe as ministrja dhe avokati. Për të mos krijuar asnjë shteg se e nxorën këta. Kështu që nuk kemi të bëjmë me ndryshim qëndrimi, por me një qëndrim të duhur shumë korrekt nga ana jonë sepse rasti vjen në parlament dhe para se të vinte në parlament rasti u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv brutalisht me një kërkesë për pezullim. Në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur”, tha Rama.

Latest articles

Related articles