“E rrahu Agasi me urdhër të “kapos” – Ulsi Manja i përgjigjet Berishës: Sali, ktheje dhimbjen në forcë

spot_img
Advertisements

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi një ditë më parë nga foltorja e opozitës para Kryeministrisë, se ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ishte dhunuar nga Ergys Agasi me urdhër, siç e quajti ai, të “kapos”.

Këtyre akuzave i është përgjigjur sot vetë socialisti Ulsi Manja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai i përgjigjet Berishës me tone ironike, duke i cilësuar pretendimet e kryedemokratit si shpifje të rëndomta.

“Sali, ktheje dhimbjen në forcë! Më thanë që më kishe qarë hallin dje në foltoren tënde buzë trotuarit. Të mirëkuptoj, Sali: kur më shumë lajm bën emri im dhe ty s’të ngjit më fjala, ke leje ta përdorësh emrin tim sa herë të duash. Për shpifje të rëndomta si kjo e “grushtave”, për përralla dimri, thashetheme pazari e kafenesh, për çfarëdo që t’i vijë mbarë moshës tënde! Nëse emri im të ndihmon të bësh lajm më shumë se Ervin Salianji, përdore emrin tim, se si i thonë fjalës, një rrugë e dy punë: ti tretesh çdo ditë e më shumë politikisht, ndërsa mua më shton ndjekësit në politikë” shkruan Manja në Facebook

Latest articles

Related articles